Duro zhvilloi stërvitjen e parë te Feronikeli
7 Tetor 2020
Trajneri i FC Feronikelit, Klodian Duro, sot ka mbajtur takimin e parë me futbollistët.
Ai mbajti edhe stërvitjen e parë në stadiumim “Rexhep Rexhepi”, duke parë nga afër futbollistët që ka në dispozicion.
Skuadra është rikthyer në stërvitje pas një pushimi dy ditor shkaku i agjendave të përfaqësueseve, të cilat kanë ndeshjet këtë javë.
“Duro u uroj fat dhe sukses futbollistëve, duke i kujtuar që objektivat e tij, të klubit dhe futbollistëve janë të njëjta, e për to duhet të luftojmë fort”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Posted by KF Feronikeli on Wednesday, October 7, 2020