Durrës: Deti nxjerr 113 kilogramë drogë në breg

 

Droga dyshohet se ishte braktisur nga trafikantët

Agjentë të policisë së Durrësit kanë sekuestruar 113 kg kanabis sativa. Lënda narkotike është gjetur e hedhur në det, në afërsi të Kepit të Rodonit dhe në zonën e Gjirit të Lalzit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së drogës, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Dyshohet qe poseduesit e ngarkesës e kane hedhur hashashin ne det nga frika e policisë./21Media

Back to top button