Një magazinë e vjetër me pajisje biçikletash është përfshirë nga zjarri në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Durrës pranë sheshit “Pranvera”.

2 zjarrfikëse dhe 3 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Zjarri është vënë nën kontroll.  Policia ka bllokuar rrugët.

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në lagjen 11 të Durrësit, banesat janë të vjetra të viteve ’40. Në çatinë e njërës është shfaqur zjarri.Kanë evakuuar njerëzit e banesës ngjitur me këtë magazinë”, raportoi gazetari i Ora News

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshimet e para janë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndije elektrike por priten hetimet.