Sipas studimit dushi ndikon më shumë sesa ushtrimet fizike

Sipas studimit dushi ndikon më shumë sesa ushtrimet fizike

Të gjeturat e studimit të fundit të publikuar në New Scientist kanë nxjerrë në pah se dushet e rregullta në mbrëmje ndikojnë dukshëm në përmirësimin e disponimit te njerëzit që vuajnë nga depresioni.

Ndikimi i dushit sipas këtij studimi është më i madh se ushtrimet fizike.

Dushet ndihmojnë në rregullimin e bashkëveprimit në mes të ritmit kardiak dhe biokimisë e cila rregullon çdo organ të trupit – duke përfshirë trurin.

45 njerëz me depresion ishin pjesë të studimit, ata bënë dush për rreth 30 minuta, në temperaturë prej 40 gradësh, pastaj u shtrinë në shtrat për t’u qetësuar, dhe grupi tjetër kishin për të bërë ushtrime fizike. 8 javë më pas, ata që kishin bërë dush rregullisht shënuan gjashtë pikë më pak në shkallën e matjes së depresionit, kurse grupi që kishte kryer ushtrimet shënuan tri pikë më pak.

Një nga arsyet kryesore pse dushi ndikon në luftimin e gjendjes depresive është thjesht sepse ndikon në gjumë më cilësor.