Anëtarja e Nisma Socialdemokrate, Valdete Dushica-Bajrami ka reaguar për bastisjen që është duke e bërë EULEX qysh nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës tek shtëpia e Jakup Krasniqit.

Dushica-Bajrami që njërit është edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se është turp për të gjithë deputetët që votuan për krijimin e Gjykatës Speciale.

“Turp për të gjithë ata deputet të legjislaturës së V që votuan për këtë Gjykatë”, ka shkruar ajo.