McGregor është mposhtur nga Dustin Poirier në eventin e sotëm të UFC 257, duke u rikthyer me humbje pas pensionimit.

Edhe pse McGregor pati iniciativën dhe sulmonte në vazhdimësi, në mesin e raundit të dytë Poirier pati disa goditje të fuqishme, të cilat nuk mundi t’i përballonte “The Notorious”.

Kjo ishte humbja e parë e Conor McGregor me nokaut, ndërsa fitorja sot e Poirier ishte e papritur për të gjithë.

Kështu, Poirier i hakmerret McGregorit për humbjen e shkaktuar vite më parë dhe tani janë barazuar.