Policia sot informoi se janë arrestuar tre persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ në Pejë.

“Me datën 12.09.2020, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricё në Pejё, në një pompё tё derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’. Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kёrcenimin e armёs kanë grabitur të holla (pazarin ditor).”, informoi policia përmes komunikatës.

Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, siç u bë e ditur, fillimisht e kanё identifikuar veturën, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit: Z. V.  lindur më 2001, D. K.  lindur më 2001, B. P.  lindur më 1990.

Te personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma, e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm.

Tё dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë./21Media