Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda dy orësh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 12:50, ndërsa i dyti rreth orës 14:30. Sipas informacioneve të para të policisë nuk raportohet për të lënduar.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastet./21Media