KF Shkëndija njoftoi se dy anëtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi nga Maqedonia e Veriut menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitiv.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me rezultate pozitiv në COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e rradhës do t’i merr në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.

KF Shkëndija tha tutje se nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të rradhës./21Media