Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për sulmin e djeshem me eksploziv ndaj nje banke në Ferizaj.

“Raportohet se persona të panjohur me force kanë depërtuar në bankë ku kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë”, ka njoftuar policia.

Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 5:45 në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./21Media