Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë një vajzë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:45 në rrugën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë viktimën femër  kosovare me të cilën njëri i dyshuari kishte bashkëjetuar”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media