Dy dekada frymëzuese të ndryshimit, KAEF shënon 20-vjetorin e themelimit
Për dy dekada Fondi Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF) i ka hapur dyert për realizimin e ëndrrave për arsimim e karrierë për të rinjtë e Kosovës.
Qe nga themelimi i programit në vitin 2004, mbi 115 bursistë kanë studiuar në mbi 40 universitete të shquara të SHBA-së, në mbi 20 fusha me fokus zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në shënimin e 20 vjetorit të themelimit, Drejtori i Këshillave Amerikan në Kosovë, Gjeni Shporta, tha se çdo moment i tillë është një mundësi për të nderuar të kaluarën.
“Ndërsa festojmë përvjetorin e 20 [KAEF-it], na rikujtohet rëndësia e madhe e kohës, jo vetëm si matës i viteve, por si reflektim i qëllimit dhe përparimit. Koha na mundësoi udhëtimin, duke na lejuar të reflektojmë mbi vizionin e guximshëm që e nisi gjithë këtë, për të festuar momentet e panumërta të transformimit gjatë rrugës, na kujton se çdo moment historik është një mundësi për të nderuar të kaluarën, për të përqafuar të tanishmen, dhe për t’u përgatitur për një të ardhme edhe më të ndritshme. Është kënaqësi ta shënosh këtë 20-vjetor të mrekullueshëm të KAEF-it dhe njëkohësisht 50 vjetorin e Këshillave Amerikan”, ka thënë ai.
Lisa Choate, presidente e Këshillave Amerikan, ka shtuar se organizata po lulëzon me mbi 100 mijë bursistë, duke përfshirë 115 të KAEF-it dhe 170 pjesëmarrës të programeve të tjera.
Ndërsa, bashkë -kryetari amerikan i Bordit të KAEF, Michael Hora, është shprehur se Kosova, pa përjashtim, ka studentë të dalluar.
Bashkëkryetarja e bordit te KAEF-it në Kosovë, Jeta Zagragja tha se edukimi mbetet forca më e fuqishme për shtetndërtimin e qëndrueshëm. Derisa nënvizoi se gjatë shtatë viteve sa ka udhëhequr bordin, ka parë nga afër se sa domethënëse mund të jetë një bursë.