Kishin mbetur të vrarë 23 civilë të pafajshëm

Kishin mbetur të vrarë 23 civilë të pafajshëm

Sot bëhen dy dekada që nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ku kishin mbetur të vrarë 23 civilë të pafajshëm.

Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe kishin vrarë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

Shtëpia në të cilën kishte ndodhur masakra, tashmë është shndërruar në Muze.