Lajme të mira për Interin. Achraf Hakimi ka rezultuar negative në testin anti-COVID të kryer dje.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi zikaltër.

“FC Internazionale Milano komunikon se Achraf Hakimi ka rezultuar negative në tamponin e kryer dje pas rezultatit pozitiv para ndeshjes kundër Borussia Munchengladbah në Champions League”,  njoftoi klubi.

Në të njëjtën ditë, një tjetër futbollist i Inter le pas krahëve COVID-19. Bëhet fjalë për anglezin Ashley Young, i cili do të rikthehet të stërvitet me skuadrën që këtë të shtunë./oranews