Skuadra italiane, Torino njoftoi se dy lojtarë të saj janë të infektuar me koronavirus.

Futbollistët e Torinos u testuan para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri dhe më pas u zbuluan dy teste pozitive.

“Klubi menjëherë informoi menaxhmentin dhe dy lojtarë që nuk kanë simptoma deri më tani, janë në izolim sipas protokollit”, njoftoi Torino.

Disa kontrolle të tjera janë duke u zhvilluar.

“Si masë paraprake, kontrolle shtesë janë duke u zhvilluar edhe për tre lojtarë të tjerë që ishin në kontakt të ngushtë me të infektuarit ditët e mëparshme dhe të cilët nuk janë me ekipin për momentin,”, njoftoi skuadra në një deklaratë.