Dy gjarpërinj futen në një kondicioner

Një familje zbuloi dy gjarpërinj në kondicionerin e tyre. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë.
Në shtetin australian të Queensland, një familje lajmëroi se në kondicionerin e saj në dhomën e ndenjes ishin dy gjarpërinj. Familja kërkoi menjëherë ndihmë nga një gjuetar gjarpërinjsh, transmeton rtv21.tv.
Eksperti Stu McKenzie nga kompania “Sunshine Coast Snakecatchers 24/7” fillimisht arriti të kapte një nga gjarpërinjtë vetëm pas disa përpjekjeve. Ai i vendosi ato në një thes të veçantë.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një gjarpër kërkon strehim në sistemin e kondicionimit të familjes.
“Ndodh herë pas here që gjarpërinjtë të futen në kondicionerët dhe mund të jetë shumë e vështirë t’i nxjerrësh prej andej”, tha eksperti./21Media

Back to top button