Karriera e Johnny Depp po merr tatëpjetën pas gjyqit me Amber Heard, e cila e akuzoi për dhunë gjatë martesës së tyre.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Depp është pushuar nga roli i tij në filmin “Fantastic Beasts”, pasi humbi gjyqin me Amber.

Në një deklaratë të publikuar mbrëmë, aktori tha se do të luftojë me vendimin e gjykatës duke u shprehurse jeta dhe karriera e tij nuk do të varen nga ky moment.

Nisur nga ngjarjet e fundit, do të doja të bëja deklaratën e mëposhtme: Së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Jam prekur shumë nga mesazhet tuaja, veçanërisht gjatë ditëve të fundit. Së dyti, dëshiroj t’ju bëj të ditur se nga Warner Bros më është kërkuar të jap dorëheqjen nga roli im si Grindelwald në Fantastic Beasts dhe unë e kam respektuar këtë vendim.
Në fund dëshiroj të them se gjykimi surreal i Gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ndryshojë luftën time për të thënë të vërtetën dhe unë konfirmoj që kam në plan të apeloj. Do të provoj se akuzat kundër meje janë të rreme. Jeta dhe karriera ime nuk do të varen nga ky moment. Faleminderit! Sinqerisht Johnny Depp!”, ka deklaruar aktori.