Sipas ministrit, arma e vetme që e kemi është kujdesi, solidariteti dhe diciplina

Sipas ministrit, arma e vetme që e kemi është kujdesi, solidariteti dhe diciplina

Dy javët e ardhshme janë vendimtare për luftën kundër koronavirusit në Kosovë, kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për meda.

Vitia gjithashtu ka thënë se arma e vetme që e kemi është kujdesi, solidariteti dhe diciplina.

”Dy javët e ardhshme janë vendimtare për luftën tonë, nëse jemi në krye të detyrës do ta kalojmë këtë situatë me sa më pak pasoja. Kemi dy shembuj, neglizhencën dhe reagimin e shpejtë nëpër shtete të ndryshme. Të bëhemi bashkë në këtë situatë pasi nuk ka askund në botë as ilaq për shërim e as vaksinë për parandalim dhe arma e vetme që e kemi është kujdesi, solidariteti dhe diciplina”, tha Vitia.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 24. /21Media