Me rastin e festave të fundvitit, këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka publikuar dy këngë të reja.

Njërën këngë artistja e ka publikuar në bashkëpunim me vajzën e saj, këngëtaren Gresa Behluli, ndërsa tjetrën solo.

“Nuse, Mesuese” titullohet bashkëpunimi i Shkurtes dhe Gresës, ndërsa, kënga solo e artises nga Mushtishti titullohet “Telefoni”, shkruan rtv21.tv

Për tekstin e këngës “Telefoni” është përkujdesur Shkurte Fejza dhe Refki Reshitaj, ndërsa për muzikën Shkurte Fejza.

Në të dy projektet, Shkurte Fejza si çdo herë duket bukur dhe elegante, e po ashtu edhe vajza e saj, këngëtarja Gresa Behluli./21Media