Për sulmuesin kosovar Leon Dajaku janë të interesuara dy skuadra evropiane.

Sipas mediumit gjerman ‘Sport’, St.Gallen dhe  FC Utrecht, janë të interesuar për Dajakun, pasi ai mund të largohet nga Bayern Munich, pasi u shpall kampion me këta të fundit.

Por Bayern Munich nuk dëshiron ta humbas lojtarin dhe për këtë po punon për një huazim të tij, që të fitojë përvojë.