Largimi i Shaqiri duket se do ndodh në fund të sezonit

Largimi i Shaqiri duket se do ndodh në fund të sezonit

Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet një temë te Liverpooli, pasi largimi i tij duket se do ndodh në fund të sezonit.

Ofertat për Shaqirin nuk mungojnë dhe së fundmi ka nga to që kanë ardhur edhe nga Rusia.

Goal.com ka raportuar se dy gjigantët rus Zenit St Petersburg dhe CSKA Moska kanë shfaqur interesim për Xherdanin.

Megjithatë Shaqiri mund të mbetet edhe më tej në elitën e futbollit anglez, pasi West Ham United ka rikthyer interesimin për të.

Liverpooli i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se Shaqiri do të largohet vetëm nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove.

Roma, Sevilla dhe Galatasaray gjithashtu kanë shprehur interes për kosovarin. /21Media