Dy ministra të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Selim Selimi dhe Blerim Kuçi, sot do të pranojnë detyrat zyrtare në dikasteret përkatëse.

Në komunikatat zyrtare bëhet e ditur se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të pranojë detyrën e re në ora 09:00.

Ndërsa, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë në ora 13:00.