Dy ministrat e Brendshëm refuzojnë të komentojnë marrëdhëniet mes Kurtit e Ramës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me homologun shqiptar, Taulant Balla, kanë vizituar pikë kalimin kufitar në Vermicë.

Gjatë prononcimit për media, dyshja kanë refuzuar që të komentojë raportet e dy shefave të tyre, Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Kur u pyetën për anulimin e mbledhjes së dy Qeverive, Balla tha se mërgimtarët duan që të gjendet zgjidhje që ata mos të presin në kufi dhe se për çështje të tjera ka kohë të flasin.

“Mërgimtarët presin prej neve që të gjejmë zgjidhje, për çështje të tjera kemi kohë të flasim. Ne duhet t’i bëjmë realitet marrëveshjet për të cilat kryeministrat janë dakorduar”, deklaroi Balla.

Sveçla tha se ndonëse ka opinion për këtë çështje, “do të flasë një herë tjetër”.

“Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam opinion për këtë çështje që do ta adresojë në një rast tjetër”, u shpreh ministri.

Back to top button