Demi Lovato dhe Max Ehrich i kanë dhënë fund lidhjes dy muaj pas fejesës së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur për People  një burim afër çiftit

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara për t’u përqëndruar në karrierat e tyre përkatëse. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku”, është shprehur burimi.

Ndarja e tyre vjen dy muaj pasi Ehrich i propozoi Lovato-s në Malibu më 22 korrik.

Ata nisën lidhjen e tyre që prej muajit mars dhe e kaluan karantinën bashkë.

Pas fejesës, Lovato bëri me dije se ajo i tha “po” personit që e bëri atë të dëshironte “që të ishte versioni më i mirë i vetes”, duke shtuar se e dinte që e donte që në momentin kur e takoi atë për herë të parë. Lovato shprehej se ndihej në qiellin e shtatë, por nuk dihet ç’ndodhi që çifti shkoi drejt ndarjes.