Sot lirohen pesë të shëruar

Sot lirohen pesë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 65 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 52 raste.

Nga 52 pacientët e infektuar me Covid 19, 40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.

“Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19. Nga Klinika sot lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid -19. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor”, thuhet në komunikatë./21Media