Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se “8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjindet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”.

Tutje në njoftim thuhet se dy pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit./21Media

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 13 maj 2020, janë të shtrirë…

Gepostet von QKUK- Shskuk info am Mittwoch, 13. Mai 2020