Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste

Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste

40 pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Kosovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Faik Hoti, zëdhënës në ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka thënë se 5 persona aktualisht janë në gjendje më të rëndë dhe në përkujdesje intensive. Ndërkaq, në gjendje më kritike janë dy pacientë të tjerë që janë me ventilim mekanik.

Hoti ka bërë të ditur se janë në pritje të rezultateve edhe për katër raste.

“Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë. Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19. Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste. Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe kanë rezultuar negative për Covid 19. Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19: • 33 raste janë në gjendje stabile • 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. • Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar Hoti në Facebook.