Janë 32 pacientë të cilët po trajtohen aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së. Prej tyre 18 janë në gjendje stabile, 12 po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa, dy të tjerë janë në gjendje kritike në përkujdesje intensive. Kështu thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ku ndër të tjera theksohet se gjatë ditës së sotme ka humbur jetën një 71 vjeçar nga Prizreni.

“18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive. Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në këtë njoftim.

Deri më tani janë konfirmuar 1 mijë e 384 raste me koronavius, 921 prej tyre janë shëruar, ndërsa 32 kanë vdekur./21Media