​Dy përballje interesante sot në Superligën e Kosovës në basketboll

Kampionati i Superligës së Kosovës në basketboll, do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave dhe vazhdon deri të hënën, në kuadër të javës së 25-të, ku sot më 21 mars 2026, janë në program dy përballje shumë interesante.

Skuadrat Rahoveci 029 dhe Peja hapin javën me një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat që fillon nga ora 17:00. Peja, tashmë ka pesë humbje dhe duhet të reagojë që të mos përfundojë në një pozitë të vështirë. Rahoveci nën udhëheqjen e McCormick, synon fitoren e dytë radhazi që t’i shmanget vendit të fundit në tabelë.

Ndërkohë Bora kundër Vëllaznimi është ndeshja e dytë, që do të zhvillohet sonte në ora 19:30. Vëllaznimi nuk qëndron aspak mirë në pozitën tabelare kurese Bora, edhe pse ende në lojë për pozitën e dytë, një fitore sonte do të ishte një hap i madh drejt vendit të tretë që të vazhdojë shkëputjen kundrejt Yllit.

Ndeshja Golden Eagle Ylli dhe Trepça zhvillohet të dielën që njëherit është ndeshja kryesore e javës 25. Trepça fitoi ndeshjen e fundit kundër Bashkimt derisa Ylli pas tre fitoreve radhazi, fitoi vendin e katërt dhe është në luftë për vendin e tretë.

Java e 25-të do të mbyllet me derbin e rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina kundër Bashkimit. Ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën që ta fitojë me çdo kusht përpara që të rrezikojë seriozisht rënien nga liga. Ndeshja kundër Bashkimit është ndeshja më e rëndësishme për bardhë e kaltërit deri më tani. Bashkimi vjen pas një humbje të thellë dhe është afër të sigurojë pozitën e dytë.

Këto ndeshje premtojnë spektakël dhe tension në fushë, teksa secila pikë mund të bëjë diferencën në luftën për objektivat e sezonit.

Back to top button