Prokuroria Themelore publike Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër dy personave për vepër penale “uzurpim dhe paluajtshmërive”.

Siç bëri të ditur sot Prokuroria Publike, i akuzuari i parë, 39 një banor 39 vjeçar i fshatit Gllumovë si individ-tregtar, i cili kryen veprimtari për transport ujor të pasagjerëve në një datë të paspecifikuar me qëllim ka marrë paluajtshmëri të dikujt tjetër që me rregullore është shpallur për monument natyror.

I akuzuari i dytë, një 25 vjeçar nga Gllumova veprën e ka kryer ashtu që në pesë parcela të kadastrës gjithashtu në bregun e liqenit ka vendosur platformë druri me konstruksion të metaltë dhe me sipërfaqe prej 189,54 metër katrorë, ku ka ndërtuar objekt të përkohshëm me sipërfaqe prej 187 metër katrorë, raporton TV21./21Media