Në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë sot dy persona të nacionaliteti serb gjenden pa shenja jete. Policia e Kosovës këtë rast po e konsideron si vdekje të dyshimtë.

Lajmin për portalin Rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka treguar se dy trupat e pajetë janë dërguar ekspertizë mjeko – ligjore.

”Në mesditë sot policia ka marrë informatë që një person është gjetur pa shenja jete në shtëpi të tij, ndërkohë kanë kuptuar që pak më herët personi tjetër po ashtu ka ndërruar jetë në spital”, ka thënë ai. /21Media