Dy persona me origjinë nga Kosova vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të një ndërtese si rrjedhojë e tërmetit që ndodhi në Izmir.

Kjo u konfirmua sot nga ambasada e Kosovës në Turqi përmes një postimi në Twitter.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, u bë e ditur në komunikatë.