Dy persona në Podujevë janë arrestuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14 e 30 në qendër të Podujevës.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedure të rregullt./21Media