Instituti i Shëndetit Publik në Oslo konfirmoi sot se dy persona në Norvegji janë prekur nga një variant i ri i koronavirusit, që është zbuluar në Britaninë e Madhe.

Reuters shkruan se ata kohët e fundit arritën nga Britania e Madhe, transmeton Guardian.

Norvegjia është ndër vendet që kanë raportuar se janë infektuar me virusin e ri, përfshirë Kanadanë dhe një numër vendesh evropiane.