Dy persona të maskuar, tentojnë ta rrëmbejnë një fëmijë

 

Mbrëmjen e së dielës, një burrë nga Vushtrria ka paraqitur rastin në polici se në lagjen ku ai jeton, para hyrjes së objektit, dy persona të maskuar kanë tentuar që të ia rrëmbejnë djalin e tij, 11 vjeçar, mirëpo nuk ia kanë arritur dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

”Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media 

Back to top button