197 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

197 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Në qarkun e Shkodrës është rritur numri i të prekurve me koronavirus. Mësohet se në Vaun e Dejës, dy persona kanë rezultuar pozitiv.

Te prekurit janë familjarë të 35-vjeçarit, i cili i është shtuar dje listës se të prekurve në Qarkun Shkodër.

Nëna dhe kunata e 35 vjeçarit kanë rezultuar pozitiv.

Në total numri i të prekurve në qarkun e Shkodrës ka shkuar në 8.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri në total numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 197, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 11 raste kanë rezultuar pozitiv./oranews