Tahiri njoftoi se vatra e infektimit në Studime të Ulët është shuars

Tahiri njoftoi se vatra e infektimit në Studime të Ulët është shuars

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sonte bëri të ditur se dy persona nga Vushtrria janë shëruar, derisa edhe të gjitha testet e kryera sot të pacientëve të kësaj komune dolën negativ.

“Në 3 ditë 0 raste Faleminderit Vushtrri për bashkëpunimin”, shkroi Tahiri në facebook.

Ai shtoi se vatra e infektimit në fshatin Studime e ulët është shuar tashmë dhe se nga sonte largohet edhe patrolla e Policisë.

“Pra masat e marruna në kohë, disciplina dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm na mundësoi që kjo vatër të mos prodhoj raste të reja dhe të jetë nën kontroll. Të gjitha masat janë vetëm e vetëm për të ruajtur shëndetin publik. Le të mos e marrim virusin si të lehtë sepse nga vetëm 24 raste kemi një vdekje në qytetin tonë. Çdo jetë e qytetarëve tanë për ne është tepër e vlefshme.”, shkroi më tutje Tahiri në facebook.

Ai më tutje luti qytetarët të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe familjet e tyre.

Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi edhe për 51 raste me koronavirus, me të cilat numri i të prekurve shkoi në 561. 102 persona janë shëruar, ndërsa, 12 kanë vdekur./21Media