Të arrestuarit u dërguan në mbajtje për 48 orë

Të arrestuarit u dërguan në mbajtje për 48 orë

Policia e Ferizajt sot njoftoi se ka arrestuar dy persona B.G. (m/sh/K. 25 vjeçar) dhe V.S. (m/sh/k 26 vjeçar) si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt, si dhe një rast të grabitjes me armë në rajonin e Prishtinës.

“Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse dh ate:
-1 armë e gjatë AK-47
-1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm
-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm
-42 fishekë 9×19 mm
-1 thikë ushtarake
-1 palë pranga
-1 sprej”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media