Nuk kanë fund rastet me koronavirus në Serie A. Pas Juventusit, ku rezultuan pozitiv Alex Sandro dhe Juan Cuadrado, edhe te Milani janë konfirmuar sot dy raste.

Klubi kuqezi ka konfirmuar se kanë dalë pozitiv Ante Rebic dhe Rade Krunic, teksa të dy do të humbasin super sfidën e sotme kundër Juventusit, që do të luhet sonte në mbrëmje. Futbollistët e tjerë kanë dalë negativë në testet molekulare dhe pritet të jenë të gatshëm.