Dhunë në familje edhe gjatë pandemisë

Dhunë në familje edhe gjatë pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë është regjistruar në fshatin Smallushë në Lipjan në orën 10:35. Policia arrestoi të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në rrugën “Bush Sfeqla” në Podujevë, rreth orës 14:30 viktima femër K ka informuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull K e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media