Dy raste të fotografimit të votës në Podujevë
29 Nëntor 2020
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës në zgjedhjet lokale në Podujevë janë raportuar dy raste për parregullësi.
“Deri më tani kemi pranuar dy thirrje nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografimin e votes”, ka njoftuar policia.
Në të dyja rastet policia ka shoqëruar në stacionin policor personat ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet e pretenduara me qëllim të ndriçimit të rrethanave.
Sipas policisë nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e tyrë.
Marrë parasysh numrin e qendrave të votimit, policia ka angazhuar rreth 400 zyrtarë policorë me detyra specifike në këtë proces, duke mos llogaritur këtu edhe numrin e zyrtarëve të tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në atë territor./21Media