Dy persona nga Malisheva, kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga zyra e informimit të kësaj Komune.

Me këto dy raste, numri i rasteve aktive në Malishevë, shkon në 13.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është duke u monitoruar dhe menaxhuar në vazhdimësi nga ana e shtabit komunal për menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, përderisa edhe inspektorati është duke mbikëqyrur zbatimin e masave nga ana e bizneseve dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë pa dallim, që të zbatojnë masat e udhëzuara nga institucionet përgjegjëse shëndetësore, për bartjen e maskave dhe për zbatimin e rekomandimeve tjera, në mënyrë që të mbrohemi nga përhapja e virusit. /21Media