Dy shkolla fillore në Vushtrri “Ali Kelmendi” dhe ajo “Andon Zako-Çajupi”, kanë ndërprerë mësimin në shkolla për ta vazhduar me mësimin në distancë, kjo për shkak të paraqitjes së rasteve me Covid-19.

Këtë për portalin RTV21 e ka konfirmuar Drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Afrim Namani.

Ai ka treguar se në shkollën fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar 10 nxënës pozitiv dhe 2 mësimdhënëse. Kurse në “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe 1 mësimdhënëse pozitiv me COVID19.

Namani ka deklaruar se mesimi online për nxënësit e këtyre dy shkollave do të zhvillohet deri në një vendim tjeter./21Media