Policia sot informoi se ka arrestuar në Ferizaj dy të dyshuara shtetase kosovare, S.K- 36 vjeçare dhe SH.K- 33 vjeçare me dyshimin e bazuar se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj shtetasit kosovar, I.V-43 vjeçar. Policia informo se të dyshuarat janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima.

“Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat, në mënyrë sistematike e kishin  shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 Euro për të tërhequr padinë ndaj vëllaut të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjindet në paraburgim. Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat  janë arestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima.”, bëri të ditur policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K.lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori./21Media