Dy skenarët e Kushtetueses për dekretin e presidentes

Gjykata Kushtetuese gjendet përpara dy skenarëve mbi të cilat do ta marrë vendimin e saj sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në rastin e kërkesës së kryeministrit Albin Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka disa opsione për vendimmarrje:

Ta shpallë dekretin kushtetues. Në këtë rast, Gjykata mund të vlerësojë se presidentja ka vepruar brenda kompetencave të saj për shpërndarjen e Kuvendit dhe se dekreti i saj mbetet në fuqi, ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në rastin e dytë, nëse dekreti i presidentes shpallet jokushtetues, atëherë ai anulohet dhe Kuvendi konsiderohet ende funksional për të vazhduar punimet aty ku kanë mbetur.

Vendimi final pritet të merret jo më vonë se 31 mars. Pas vendimit, Gjykata jep edhe arsyetimin e tij, i cili zakonisht publikohet disa ditë më vonë.

Presidentja kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit më 6 mars, një ditë pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues 30-ditor./RTV21

Back to top button