Futbollistët e Manchester Unitedit dhe Interit sonte u kualifikuan në çerekfinalen e Europa League.

“Djajtë e kuq” mposhtën sonte LASK 2:1 në shtëpi në ndeshjen e kthimit, duke konfirmuar kështu triumfin bindës ndaj austriakëve nga më shumë se pesë muaj më parë (5: 0). Manchester United do të luajë kundër Kopenhagës në çerekfinale.

“Nerazzurrët” mposhtën Getafen në një fushë neutrale në Gelsenkirchen me 2:0. Në finale, skuadra italiane do të luajë kundër fituesit nga dueli në të cilin takohen Bayer Leverkusen dhe Glasgow Rangers.

Rezultatet:

Kopenhagë – Basaksehir 3:0

Shakhtar Donetsk – Wolfsburg 3:0

Inter – Getafe 2:0

Manchester United – LASK 2:1

Nesër:

18:55 Leverkusen – Rangers

18:55 Sevilla – Roma

21:00 Basel – Eintracht Frankfurt

21:00 Wolverhampton – Olympiacos