Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy përballje interesante në kuadër të xhiros së 30-të.

Ndeshja hapëse e këtij programi do të jetës mes Arbërisë e Besa Pejës, kurse në takimin tjetër, Drenica do ta presë në shtëpi skuadrën e Feronikelit.

Pas 29 ndeshjeve, Arbëria gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 27 pikë, kurse kundërshtari i sotëm i tyre Besa e Pejës, pozicionohet e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.

Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e tetë me 33 pikë, një më pak se Feronikeli, që zë vendin e shtatë me 34 pikë.

Programin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 Arbëria (9) – FC Besa Pejë (10) (Stadiumi Sami Kelmendi)

15:00 Drenica (8) – Feronikeli (7) (Stadiumi Bajram Aliu) .