Dy të arrestuar për ngacmim seksual
Dy persona janë identifikuar dhe arrestuar në Podujevë për ngacmim seksual.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht.
Të arrestuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
”Lidhur me rastin me datën 06.12.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media