Dy persona të dyshuar, që janë arrestuar për sulmin e mbrëmshëm në Vjenë janë nga Kosova, ndërsa, dy nga Maqedonia e Veriut.

“Dy të dyshuar që janë arrestuar në Vjenë janë nga Kosova dhe dy të tjerë nga Maqedonia”, informuan burimet tona nga sektori i sigurisë nacionale.

Njëri nga të dyshuarit nga Kosova është nga Ferizaj, ndërsa tjetri nga Suhareka, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, 14 persona janë arrestuar lidhur me sulmin e mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer. Ai ka njoftuar se nga sulmi terrorist kanë vdekur katër persona dhe 22 janë lënduar. Qeveria e Austrisë ka shpallur tri ditë zie në shenjë solidarizimi me viktimat./21Media