MPB jep detaje për rastin

MPB jep detaje për rastin

Në Burgun e Kumanovës dy të burgosur janë përleshur fizikisht, për çfarë njëri ka pësuar lëndime të trupore dhe është dërguar në spital.

Rastin e konfirmuan për TV21 nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Më 1 prill të 2020-s, në ora 22:40 në Stacionin policor në Kumanovë, i punësuar në Burgun e Kumanovës, ka denoncuar se ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë, nga përleshja fizike ndërmjet dy të burgosurve, S.S. (30) nga fshati Ropalcë – Likovë dhe M.M. (25) nga Kumanova, për çfarë S.S. ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, ku janë konstatuar lëndime të lehta”, njoftojnë nga MPB për TV 21.

Për rastin është informuar edhe Prokuroria Publike, ndërkaq kontroll është realizuar edhe në vendngjarje nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.

Nga MPB njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha aktiviteteve për zbardhjen e rastit.

TV 21 ka kontaktuar edhe Drejtorinë për parashtrim të sanksioneve, për të mësuar se cila ka qenë edhe arsyeja e përleshjes fizike dhe në çfarë gjendje është tash i lënduari. Nga atje, pa përgjigje./TV21